Kandidati republikan për president Donald Trump tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron që demokratët të fitojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit.

“Unë mendoj se Zelensky është shitësi më i madh në histori. Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë.
Ai dëshiron që demokratët të fitojnë këto zgjedhje dhe shumë,” tha Trump në një tubim në Pensilvani.

Trump shtoi se nëse ai fiton zgjedhjet kundër kandidates së Partisë Demokratike, Kamala Harris, ai do të ftojë presidentin rus Vladimir Putin dhe Zelensky për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.