Reali i Madridit ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e dytë të Campionsit kundër Lille.
Surpriza e madhe është përfshirja e Kylian Mbappésë.
Francezi u dëmtua në ndeshjen kundër Alavés dhe, më pak se një javë më vonë, ai tashmë është në dispozicion.
Sulmuesi ka punuar veçmas këto ditë dhe ndihet shumë mirë, gjë që e ka lejuar të futet në listën e skuadrës.
Ideja është që nesër, në seancën e fundit para duelit, që do të zhvillohet në “Decathlon Arena”, lojtari të stërvitet me grupin.
Por dyshimi për pjesëmarrjen e tij do të mbetet deri në minutën e fundit.
Në asnjë rast nuk mendohet se mund të luajë 90 minutat.