TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në fund të konferencës për mediat, zgjodhi të falënderonte dy ish-futbollistët Sokol Cikalleshin dhe Klaus Gjasulën, për kontributin që kanë dhënë në fushën e blertë.
Dy futbollistët janë tërhequrat nga kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa kanë theksuar se është koha për t’iu lënë hapësirë të rinjve në ekip.
“Falënderim për dy lojtarë që kanë bërë historinë. Dua të shpreh mirënjohjen time për Klaus Gjasula dhe Sokola Cikalleshin, të cilët kanë dhënë kontributin dhe punën e palodhur në çdo sfidë. Dua t’i falënderoj për kontributin që kanë dhënë për ekipin”, tha ai.