Dy personazhet e njohur të TikTokut, Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku janë ndëshkuar nga policia rrugore me gjobë dhe heqje patente. Shkak u bënë disa video të postuara nga Brika në rrjete sociale ku Stojku drejton një automjet me shpejtësi jashtë limiteve të përcaktuara.
Ndërkohë Brika është gjobitur për shkak se drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor. Bëhet me dije se dyshja janë gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente.