Në fjalën e tij hapëse në takimin e OKB-së, presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden, 81-vjeç, bëri gafën e tij të radhës, duke ngatërruar New York-un me Washington-in.
“Faleminderit, faleminderit! Mirë se vini në Washington”, përshëndeti Biden liderët botërorë.
Kjo gafë bëri menjëherë xhiron e rrjetit, me mbështetësit demokratë që u shprehën se kjo ishte arsyeja përse vendi i tij në garën presidenciale u zu nga Kamala Harris.
JUST IN – Biden, speaking in New York: “Welcome to Washington” pic.twitter.com/XbgbCi9kj5
— mandala (@mandala_mandy) September 25, 2024