Grupi Parlamentar i Parlamentar i PS është mbledhur sot ne Elbasan në një kompleks jashtë qytetit.
Mbledhja është hapur nga Kryetari i Grupit Parlamentar Niko Peleshi i cili është fokusuar mbi sfidat e këtij sesioni parlamentar.
Po ashtu janë duke mbajtur fjalën e tyre kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Mësohet gjithashtu se deputetët do të njihen me punën e deritanishme të Komisionit Antikorrupsion dhe komisionit të Dezinformimit.
Takimi gjithashtu do të fokusohet tek strategjia e komunikimit dhe marrëdhënies me qytetarin.
Po ashtu si porosia për ministrat, edhe deputetët duhet të fokusohen në komunikimin e tyre me qytetarin përballë por edhe përmes rrjeteve sociale.
Një çështje e rëndësishme diskutimi në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS është edhe integrimi i Shqipërisë.
Kryeministri Rama pritet t’i bashkohet mbledhjes rreth orës 14:00.