Deputeti Ervin Salianji do të dorezohet sot në Policinë e Tiranes. Burime nga selia e PD bejne me dije se krahas dorezimit te Ervin Salianjit, demokratet kane thirriur nje tubim para Drejtorise se Policisë së Tiranës.

Përkrahesve te PD u eshte kërkuar qe te marrin pjese ne nje tubim diten e sotme ne oren 17:00 per te mbrojtur Ervin Salianjin.

Nderkohe qe Gazment Bardhi tha sot se Grupi i PD kishte vendosur ne menyre unanime qe te ngujoheshin ne seline e PD, dhe mos lejonin arrestimin e demokratit, Ervin Salianji.

Por sipas tij, Salianji vendosi te dorezohet dhe te mos zbatoje vendimin e Grupit, duke mbajtur nje qendrim personal.

SMS I PARE:

Pershendetje! Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.

SMS i DYTE
Mesazhi i Grupit te PD:

Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent. Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë (tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që i bëhet Salianit është goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.