Këtë të hënë janë rihapur regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë si edhe për ata të klasave të dhjeta.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në një reagim në Facebook, ka njoftuar se afati i regjistrimeve në shkolla është zgjatur për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces.
Ndërkohë sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
“Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shprehet më tej ministrja Manastirliu.