Emisioni që prej dy dekadash ka thyer tabu në mediat shqiptare “Zonë e Lirë” i gazetarit Arjan Çani, ka nisur sezonin e ri të premten e shkuar, ku ka arritur një rekord shikueshmërie duke numëruar mbi 200 mijë shikime në Youtube.
Surprizat e këtij sezoni janë dy. E para që këtë sezon “Zonë e Lirë” do të transmetohet në MCN TV. E dyta është që do transmetohet tre herë në javë, të martë dhe të mërkurë ora 22:00 dhe si gjithmonë të premten, ora 21:00.