Al-Itthad sot zyrtarizoi transferimin e mbrojtësit shqiptar, Mario Mitaj, nga Lokomotiv Moska. Një lajm i papritur, sepse deri më sot tifozët e kombëtares shqiptare prisnin që anësori kuqezi të kalonte te një skuadër europiane.
Të hënën në mbrëmje, Al-Itthad konfirmoi transferimin e dy yjeve, Steven Bergwijn nga Ajax dhe Danilo Pereira nga Paris Saint-Germain.
Duke filluar nga sot, Mitaj do të jetë shok skuadre me yje si Kante dhe Karim Benzema. Kjo duket si zgjedhje vetëm për para, por në fakt mund të jetë edhe një mundësi e artë për të mësuar nga lojtarët e mëdhenj.
Paga e Mitajt në Arabinë Saudite do të jetë 3 mln euro neto në vit. Kjo do të thotë se ai tashmë mund të konsiderohet si lojtari shqiptar më i paguar i momentit. As Armando Broja dhe as Kristjan Asllani nuk paguhen më shumë se mbrojtësi.
Mitaj është huazuar për 1,5 mln euro, ndërkohë që për blerjen e tij në total do të paguhen 5 mln euro. Investim i zgjuar nga arabët!