Shqipëria dhe Çekia do të përballen nesër në orën 20:45. Sfida zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa është raundi i tretë.
Më poshtë iu sjellim 10 fakte para kësaj përballje. “Arma” e Shqipërisë është Silvinjo, trajneri që nuk ka humbur në shtëpinë e tyre, ndërsa kundërshtarët e tjerë më pas vetëm pësojnë humbje.
1. Tri ndeshje të luajtura prej vitit 2021, 1 fitore për secilën dhe 1 tjetër ndeshje e ndarë barazim. Fitorja e Çekisë është në takim miqësor.
2. Në takimin e fundit mes tyre, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me 3 gola. Numri mesatar i golave në përballjet mes 2 ekipeve është 3.
3. Çekia ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Praktikisht të gjitha pas barazimit me Shqipërinë.
4. Silvinjo numëron 1 fitore dhe 1 barazim përballë Çekisë. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, nuk ka sfiduar asnjëherë Shqipërinë.
5. Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 6 ndeshjet e fundit.
6. Çekia ka pësuar të paktën 1 gol në 9 ndeshjet e fundit.
7. Sfida e tretë në Çeki ku Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë përballë çekëve.
8. Numri mesatar i golave në pjesën e parë në takimet mes dy skuadrave është 1.
9. Çekia nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.
10. Çekia ka shënuar të paktën 1 gol në 12 ndeshjet e fundit.