Nikol Çabeli është vogëlushja nga Gjirokastra që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Kids. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se detaje nga kënga, që nga mesazhi në mbrojtje të natyrës dhe deri te bashkëpunëtorët.
Sakaq, Nikol ka zbuluar se Spanjë kur të zhvillohet festivali do të shoqërojnë familjarët, por edhe motra e saj 18 vite më e madhe, që do të vijë surprizë nga SHBA, bashkë me mbesën.
“Mesazhi i këngës është që të mbrojmë natyrën, mjedisin dhe lulet. I ftoj fëmijët dhe jo vetëm të gjithë të rriturit që ta mbrojmë natyrën. Erjona Rushiti ka bërë tekstin, ndërsa Enis Mullai ka bërë orkestracionin, të cilët i përshëndes.
Zysh Erjona është fati im dhe në këngën e parë ne kemi fituar në Festivalin e Shkodrës. Eurovizion Kids bëhet në Madrid, në Spanjë. Në Madrit do të vijnë prindërit e mi, që i falenderoi për suportin, zysh Erjona dhe profesori Enisi. Sakaq, më kanë bërë dhe një surprizë, pasi motra ime bashkë me mbesën do të vijnë nga Amerika. Unë me motrën kemi 18 vite diferencë, ndërsa mbesa mbush një vjeç”, u shpreh artistja e vogël.