Sjellje të çuditëshme e të pazakonta të anëtarëve të familjes Berisha natën e “Marshimit” të PD-së mbi Tiranë
Protesta e 7 tetorit e organizuar nga Partia Demokratike, e cila duhet të kishte shënuar pikën e kthesës në betejën e saj politike duke e detyruar Edi Ramën të pranonte qeverinë eknike, ishte një dështim spektakolar. Jo vetëm për pjesëmarrjen e ulët të militantëve dhe mungesën e plotë të popullit, por edhe për ndikimin negativ që solli në humorin e analistëve dhe mbështetësve, të cilët tashmë e kanë kuptuar se në këtë mënyrë opozita nuk do të fitojë kurrë. ”Tani është radha jonë” e zgjedhur nga Berisha si slogan, është e destinuar të kthehet në një meme për rrjetet sociale. Shpërdorimi i togfjalëshit “mosbindje civile” të transformuar në vandalizëm, rezultoi një gabim fatal.
Por përtej efektit bumerang që prodhoi dështimi i protestës, ka disa sjellje misterioze të kryera nga familja Berisha. Le t’i shohim ato:
1) Nëse vendimi për të mos mbajtur asnjë fjalim politik në fillim të protestës siç është traditë ishte i pakuptueshëm, fakti që shëtitja e demonstruesve nuk kishte asnjë ndalesë nën ballkonin e Sali Berishës ishte shumë i çuditshëm. Ndaj kreu i partisë u shfaq plotësisht i përjashtuar nga protesta e partisë që drejton. Berisha, i cili prej gati një viti mban fjalime të përditshme nga dritarja, nuk foli në ditën vendimtare të “marshimit të tij në Tiranë”. Si shpjegohet?
2) As Argita Berisha nuk mori pjesë në protestë, ndryshe nga sa ka bërë gjithmonë në të shkuarën. Pse? Dhe përse Shklezeni mori pjesë këtë herë?
3) Edhe dhëndri, Jamarbër Berisha, e shpërfilli në mënyrë të bujshme protestën që në fund iu kushtua edhe burgosjes së tij. Në faqen e tij në Facebook ai nuk ka postuar as live aktivitetin, as asnjë koment kur mbaroi, dhe ditët e mëparshme asnjë postim për ta promovuar atë. Ai që nuk lë të kalojë një ditë pa protestuar për çdo gjë, heshti pikërisht ditën që partia e tij del në rrugë për ta bërë këtë. Çfarë fsheh heshtja e tij?
4) Duke qenë se protesta