Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të largojë forcat paqeruajtëse në Libanin jugor “menjëherë”, ndërsa 40 vende kanë “dënuar fuqishëm” sulmet ndaj tyre në Liban.
“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, largoni forcat UNIFIL nga rreziku. Kjo duhet të bëhet menjëherë,” tha Netanyahu në një video deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
Në fillim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e shpalli Guterresin person ‘non grata’ pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Të enjten, dy paqeruajtës indonezianë u plagosën duke rënë nga një kullë vëzhgimi pasi tanket izraelite qëlluan drejt saj.
Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pranuan se trupat e saj ishin përgjegjëse për një incident në të cilin dy ushtarë të Sri Lankës , në Naqoura, u plagosën dhe se do të hetohej.
Dhe Kombet e Bashkuara, të shtunën, thanë se një tjetër paqeruajtës u plagos nga të shtënat me armë në jug të premten, megjithëse shtoi se nuk e dinte origjinën e zjarrit.
Në një deklaratë të përbashkët të postuar në X, nga misioni polak i OKB-së, vendet thonë se sulmet ndaj Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil) “duhet të ndalojnë menjëherë dhe duhet të hetohen në mënyrë adekuate”.
“Ne e konsiderojmë rolin e Unifil si veçanërisht vendimtar në dritën e situatës në rritje në rajon,” shton deklarata.