Nga Eduard Zaloshnja
Nga një sondazh që zhvillova për “Frontline” në Report TV, rezultoi se 42.4% e zgjedhësve të prirur për të votuar këtu dhe në emigracion kanë opinion pozitiv për punën e qeverisë në përgjithësi. Nga ana tjetër, 28.1% kanë opinion pozitiv për mënyrën sesi po proteston PD-ja. Pra në total, vetëm 70.5% e zgjedhësve të prirur për të votuar këtu dhe në emigracion kanë aktualisht opinion pozitiv për Qeverinë dhe për PD-në.
Por sa vota do të merrnin PS-ja dhe PD-ja në qoftë se do të votohej sot?
50.3% e vetëm zgjedhësve të vendosur për të votuar qysh sot këtu dhe në emigracion do të votonin për PS-në. Nga ana tjetër, 30.2% do të votonin për PD-në. Pra në total, plot 80.5% e zgjedhësve të vendosur për të qysh sot këtu dhe në emigracion do të votonin për dy partitë e mëdha, dhe vetëm 19.5% për partitë e vogla (të vjetra e të reja).
Sidoqoftë, ka ende shpresë për partitë e vogla – sepse vetëm 90% e zgjedhësve të prirur për të votuar këtu dhe në emigracion e kanë ndarë mendjen qysh sot se për kë duan të votojnë. Pra, 10% e tyre ende nuk kanë vendosur se për kë duan të votojnë. Dhe shumica e këtyre të pavendosurve nuk kanë opinion pozitiv as për Qeverinë, e as për PD-në.
Në qoftë se partitë e vogla ua mbushin mendjen të pavendosurve në muajt në vijim, që të votojnë për to, pesha specifike e tyre në totalin e votave do të rritet. Përndryshe, partitë e vogla do të fitojnë vetëm një numër minimal mandatesh ndër 140 mandatet e Kuvendit të Shqipërisë…
SHËNIM: Me përafërsi jo precize, nqs do të ishte votuar sot, PS-ja do të merrte 3/5 e mandateve parlamentare, PD-ja 1/3, dhe partitë e vogla do të merrnin kusurin.