Gjykata e Posaçme la në burg këtë të mërkurë ish-presidentin e vendit, Ilir Meta.
Pas dhënies së vendimit, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi mbajti një konferencë për mediat, ku akuzoi sistemin e drejtësisë për lidhje me politikën, ndërsa mohoi kategorikisht çdo akuzë ndaj saj apo Ilir Metës. E pyetur nëse do të vizitojë në qeli ish-bashkëshortin apo nëse do t’i dërgojë sende të nevojshme dhe ushqim, Kryemadhi ripërsëriti se Meta nuk dëshiron që të takohet me të.
“Nuk pranon ai asgjë nga unë”, tha ajo.
GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit të Republikës Ilir Meta.