Analisti Ergys Mertiri u shpreh në Studio Live lidhur me aksionin e opozitës që vijoi dhe sot në dyert e Kuvendit ndaj gardës dhe FNSH. Mërtiri thekson se vetëm largimi i Berishës është e vetmja rrugë që të largohet dhe kryeministri Edi Rama.
Ndërsa nuk do të komentoj nëse polici që u përplas me Luan Baçin kishte apo jo pistoletë.
‘Mua më intereson çfarë bëjnë aktorët politikë. Policia jep përgjigje para ligjit. Nuk merrem këtu kishte apo nuk kishte pistoletë policia. Si ta vërtetoj? Nuk bëj pallavra. Bëj analizë politike. Nuk jam prokuror, as hetues. Dhe është turp për këtë opozitë, që diskuton a ishte apo jo pistoletë ajo në xhep të policit. Edi Rama jeton, qëndron në pushtet për shkak të një njeriu Sali Berisha dhe shpurës së tij, që bëhen qepaza në parlament për një karrige si deputet. Largimi i Sali Berishës është e vetmja mënyrë për largimin e Edi Ramës. Nuk merrem fare se ç’kishte polici në xhep.’