Ish presidenti i Partizanit, Paro Laçi, një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës vijon dëshminë për ngjarje ende të pazbardhura të ndodhura në Shqipëri në vitin e mbrapshtë të 1997 por dhe vite më pas kur Sali Berisha ka qenw president. Jo vetëm kaq për ngjarje për të cilat Paro Laçi akuzon Sali Berishën se fshihet pas.
Në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj në ‘studio Live’ Paro Laci tregon atë që e quan plan të Sali Berishës për të vrarë Ilir Metën në 2001 në Bruksel. Jo vetëm kaq ai thotë se Berisha ka dhënë dhe porosit të vrasë Neritan Cekën, e Rexhep Meidanin.
“Shkëlzeni ka të drejtë të ruhet por më shumë të ruhet Ilir Meta. Sali Berisha është ai që ka tentuar dhe ka bërë plan të mirëfilltë për vrasjen e Ilir Metës. Ka ndodhur në Bruksel, i njohur si sherri i Brukselit. Aty kam qenë unë Sali Lusha. Do të ketë qenë pranvera e 2001. Plani ka qenë i kurdisur mirë për eliminimin e Ilir Meta. Ta deklarojë vetë. Duhet ta ketë bërë spiunimin Sazan Cana, që shpëtoi Fatos Nanon. E i thanë shef largohu se nuk e kanë me ty por me Ilir Metën.
Gjinushi e ka parë vetë..
Vrasjen e tij do ta pranonte Sali Lusha
Por në autostradë ka qenë
Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel ku të hapte shishen e shampanjës
Me që ishte kryeministër i Shqipërisë, Meta duket që kishte informacion….
Jo vetëm kaq Paro Laci thotë se Sali Berisha ka dhënë urdhër dhe për të djegur lokalin e Fidel Yllit…
Nga Shqiptarja