Kryebashkiaku i Devollit, Eduart Duro ka reaguar pasi SPAK e ka marrë të pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai dyshohet se licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje, por vetë Duro ka thënë se kjo pikë karburanti është sipas ligjit dhe si pasojë nuk e ka shpërdoruar detyrën.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar kryebashkiaku i Devollit.

Dokumenti i autorizimit për subjektin: