Trent Alexander-Arnold i ka thënë tashmë “Po” Real Madridit. Kjo është shkruar nga gazetari Ramón Álvarez de Mon, sipas të cilit anësori i lindur në vitin 1998 është gati për të përballuar sfidën në klubit merengue dhe tashmë i ka dhënë dritën jeshile transferimit të tij, që do të jetë një transferim i lirë gjatë sezonit të ardhshëm.
I lidhur me një kontratë që e lidh atë me Liverpoolin deri më 30 qershor 2025, nga janari i ardhshëm Alexander-Arnold në fakt do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër të interesuar për të për sezonin 2025-2026.
“Arnold i tha “Po” Real Madridit. Ka një marrëveshje totale për ardhjen e tij falas në vitin 2025, megjithëse padyshim që asgjë nuk është nënshkruar. Mundësia për ta çuar nënshkrimin në janar nuk përjashtohet, por është e komplikuar”, shkruan i njejti burim në profilin e tij.
Gazetari thekson se “ende nuk është firmosur asgjë zyrtare, por se operacioni tashmë duket se është në një fazë shumë të avancuar dhe se mundësia që Arnold të mbërrijë në Santiago Bernabeu gjatë muajit janar, nuk është e përjashtuar edhe pse është një skenar shumë i ndërlikuar”.
Në këtë sezon 2024-2025, mbrojtësi Trent Alexander-Arnold deri më tani ka grumbulluar 9 ndeshje dhe 2 asistime me 749 minuta të luajtura për Reds.