Enkelejd Alibeaj, i ftuar në ‘Të Pashoq’ me Edjona Dervishin sjell në detaje historinë e përplasjeve në PD, që prej shpalljes së Sali Berishës “non grata”, deri te ndarja me Lulzim Bashën.
Pse ky i fundit nuk iu bashkua në partinë e re “Djathtas 1912”?
Ccfarë llogarish ka bërë Alibeaj për 2025 dhe me kë do të bashkëpunojë?
Ai thotë se vija të kuqe ka vetëm Berishën dhe Ramën dhe është i hapur për t’u bashkuar me partitë e tjera, duke paralajmëruar kështu, të ashtuquajturin ‘polin e tretë’.
”Eksperienca e anëtarëve themelues është djathtas.
E dyta, e djathta siç pritje nuk u pa kurrë, ka qenë fshehur brenda trupit të PD, pra asnjëherë të shfaqet dhe përdoret në shumë momente kritike.
Dhe së treti te 1912 nuk donim ta konsideronim si zgjatim, copëz po pjesë të asaj se çfarë ka ngelur nga ish-PD, por që nga 1912 ka qenë e munguar e madhe historisë politike e këtij vendi është e djathta.
E djathta me vlerë dhe parime, përtej kësaj shëmbëlltyre e vërtetë del te disa elemente të tjera dhe parimeve që i kemi treguar. Nuk do të doja t’i ndaja shqiptarët në opozitarë dhe pozitarë. Nuk jemi nisur nga kjo ndarje.
Do të ishte kufizuese. Sepse arsyetimi është i thjeshtë. Ajo që do të donim të bënim është tu flasim të gjithë atyre shqiptarëve ato vlera dhe parime individi, prona, familja, tregu i lirë, Shqipëria, besimi në zot, tradita.
Kushdo nga Shqiptarët, pavarësisht eksperiencave politike. Nëse e gjejnë veten te kjo forcë janë të ftuar të japin kontributin e tyre. Nuk do e quaja kaq skematike. Në frymë qëllimi është tu flasim gjithë shqiptarëve.
Nëse flasim për kalkulime, nuk e mohoj faktin që sot skakiera e vjetër politike, PS dhe segmenti opozitar i Sali Berishës janë në rrudhje.
PS ka marrë 48 për qind të votës popullore, 52 për qind për një mënyrë apo tjetrën janë anti qeveritarë. Segmenti opozitar PD e Berishës është gjithmonë në rrudhje, qoftë dhe për mungesën e ofertës politike.
Nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë janë 30 për qind e shqiptarëve që nuk votojnë dhe janë të përfaqësuar se nuk duan të përfaqësohen nga Rama dhe Berisha”, thotë Alibeaj.
Pas krijimit të partisë së re, Aliebaj thotë se e uruan shumë nga grupi i Berishës, madje i thanë ‘sa mirë ka bërë me këtë lëvizje’.
Lulzim Basha e përjashtoi Sali Berishën nga PD, por nuk pati këllqe t’i shkonte deri në fund kësaj beteje.
Në një rrëfim në ‘Të Pashoq’, Enkelejd Alibeaj rrëfen prapaskenat e luftës mes Berishës dhe Bashës.
Alibeaj tregon se Basha e mori i vetëm atë vendim, pa u konsultuar me aksënd, por ai rrëfen se personalisht i ka thënë që ta përjashtonte Berishën, pasi ky do të ishte vendimi i duhur në atë kohë.
Sipas Alibeajt, Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i PD-së në hije.
”Ju kujtoj se nga Partia Demokratike jam larguar që në vitin 2012 kur Berisha ishte në qeveri. Kam qenë deputet, kam pasur përplasje me liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha që anë kohë ishte Kryeministër.
Për këtë arsye nuk isha më përfaqësues si deputet në 2013-2017. E kam parë si mundësi të mirë në 2015, si një nevojë në fakt për ta rritur Partinë Demokratike, dërrmuar pas 2013. Kam kandiduar për kryebashkiak në Fier në vitin 2015.
Nuk kam qenë asnjëherë dakord me dyzimin e drejtimit të PD, megjithatë e kuptoja që kalimi i stafetës donte një proces, pra donte një kohë.
Nuk kam qenë dakord me një nga rastet e djegies së mandateve në vitin 2019 dhe nëse ky do ishte një vendim që do merrej, i kam thënë Lulzim Bashës që në se merr këtë vendim do të duhet të bësh llogaritë mirë nëse do jetë e suksesshme dhe të mbash përgjegjësi. S’kam pasur asnjëherë raporte personale me Berishën sepse ai thoshte që në atë kohë që unë nuk jam kryetari i Partisë Demokratike por është Lulzim Basha.
Ky është qëndrimi që kam pasur, por drejtimi politik ka qenë i dyzuar dhe koha zbulon çdo gjë. Vendimet e mëdha, qoftë për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrja në reformën administrative territoriale ka qenë një vendim i influencuar prej tij, pavarësisht se ishte ajo jo në pozicion pasi e kishte aftësinë sugjeruese dhe duket se rezultoi një dështim,” tregon Alibeaj.