Të enjten mbrëma u ranë sërish të gjitha alarmet lidhur me marrëdhënien mes Álvaro Morata-s dhe Alice Campello-s.
Disa fansa e panë se tashmë ish-çifti nuk e ndiqte njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Kështu, gazetari Javier de Hoyos, i cili është kthyer në një lloj zëdhënësi të futbollistit, i është futur punës për të zbuluar arsyet.
Epo, ai e mësoi shpejt arsyen. Sulmuesi ka preferuar të zgjidhë të gjitha thashethemet e mundshme. “Më thotë, se ata nuk kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin, por se kanë bllokuar njëri-tjetrin.
Ata kanë pasur diskutime shumë të përsëritura dhe ka pasur një moment që kanë vendosur ta bllokojnë njëri-tjetrin, për shëndetin mendor të të dyve. Pak relaks”, tregon gazetari, i cili vazhdoi duke thënë në video: “Morata më sqaron se tani janë mirë”.
Në fakt, të nesërmen në mëngjes, ata ndoqën përsëri njëri-tjetrin. Ajo që ndodh është se ka momente që ndodhin gjëra mes dy njerëzve që kanë nevojë për ajrin e tyre. Ata u ndanë për një arsye, sepse nuk kishte mirëkuptim mes tyre, komentoi de Hoyos.
Dhe, në fund, ai zbuloi se sulmuesi nuk e ka rindërtuar jetën e tij, pas ndarjes nga Alice Campello: “Ai më thekson, se sot nuk flirton me askënd, sepse ndjen se i detyrohet Alices respekt,”- tha gazetari, i cili është drejtor i ‘Socialité’. Kështu, ai zgjidh të gjitha thashethemet e mundshme të çiftit Morata, në lidhje me situatën e tyre romantike.