Arbnor Muja shënon gol në Superligën turke. 25-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në sfidën ndaj Adana Demirspor, takim që u fitua nga Samsunspor me rezultatin 3-1.
Ky ishte goli i dytë sezonal për Mujën në kampionatin turk, në 8 paraqitje me fanellën e Samsunspor.
Duhet theksuar se Muja nuk është grumbulluar më në kombëtaren shqiptare, që nga nëntori i vitit të kaluar. Ishte Silvinjo ai që grumbulloi për herë të parë anësorin sulmues në skuadrën kuqezi, por tashmë Muja duket se është lënë në “harresë”.