Në çdo cep të planetit, mosha mesatare e anëtarëve të organizatave kriminale ka rënë. Në mafie u bashkohen shumë të rinj, 15, madje dhe 13 vjeç. Vrasja e Emanuele Tufano, dje, vetëm 15 vjeç, tregon shumë për atë që po ndodh. Emanuele është një shumë adoleshentët që ishte bashkuar me familjen mafioze “Camorra”.
Në organizatat e Amerikës së Jugut, Filipineve dhe Indisë, bandave u bashkohen moshat 13 vjeç e lart, e pikërisht këta persona vdesin nën moshën 25 vjeç. Sot në Napoli, 15-vjeçarët vdesin në rrugët e mbushura me turistë.
Kur informacioni mbetet në lajmet lokale, dëshira e një pjese të madhe të politikanëve është ta shmangin, se nuk kanë përgjigje. Por këto janë çështje që shqetësojnë ekonominë kombëtare, rolin e politikës, ekuilibrin e borgjezisë së vendit.
Por pse u bashkohen familjeve mafioze?
Një djalë i mitur është “i uritur” për të fituar para dhe për shkak të moshës ka dënime më të lehta dhe nuk ka frikë nga vdekja. I injoruar nga debati kombëtar ishte rasti i Gennaro Ramondino, i cili u vra verën e kaluar. Autori i vrasjes ishte një nga miqtë e tij më të ngushtë, vetëm 16-vjeç
“Shefat më urdhëruan, por nuk pata guximin që pasi e qëllova, ti vija edhe zjarrin trupit”.
Trupi u zvarrit nga shkallët e vendit ku u vra dhe përfundoi në rrugë, ku edhe la një gjurmë të trashë gjaku. Gjurmët e gjakut u pastruan me ujë dhe sapun, por nuk ia dolën që të fshihnin ngjarjen.
Dritat e turizmit
Napoli mbulon gjithçka nën dritat e turizmit, dyqanet që e kanë pushtuar, tavolinat që shërbejnë spritz në çdo kohë në çdo rrugicë. Ky “overturizëm” nuk sjell rritje reale të fitimeve për banorët; fitimet janë për restorantet dhe hotelet, për AIRB&B-të në të cilat kanë investuar të gjitha klanet. Nga njëra anë, familjet bashkohen për të blerë shtëpi dhe restorante, nga ana tjetër, përhapja e kokainës nuk ka të ndalur dhe çmimi i saj është rritur bashkë me turistët, duke krijuar tension mes grupeve. Turizmi i organizuar në këtë mënyrë nuk sjell bursa studimi, nuk sjell rrethe industriale, nuk çon në lulëzimin e shkollave hoteliere, nuk sjell rritje kontratash por vetëm punë ilegale.
E gjithë kjo që po ndodh, pra bumi turistik, ishte një bumerang që tashmë ka sjellë luftën mes të miturve. Për një vit, të burgosurit nën moshë janë rritur me 50% duke anashkaluar kështu çdo proces rehabilitimi në burgje. Mbipopullimi i burgjeve nuk lejon shërimin e plagëve të shoqërisë, por vetëm represionin.
Marrë nga Corriere