Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. abcnews shkruan se ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar për pastrim parash të dyshuar, sipas partisë së tij.
“Partia e majtë e Lirisë në Shqipëri tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash.
Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga prokuroria”, shkruan kjo media.