Astrit Berisha me origjinë nga Tropoja ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi duhet të kryejë urgjentisht transplantin e veshkës.
34-vjeçari prej kohësh lufton me një virus të quajtur “IgA” që ka konsumuar totalisht veshkat dhe ka vënë në rrezik jetën e tij.
Pas vitesh trajtimesh të cilat nuk kanë funksionuar, gjendja e tij është përkeqësuar dhe tani ka nevojë për një transpant veshke për të jetuar si gjithë të tjerët.
Por situata është bërë kritike dhe përveç kompleksitetit tē procedures kirurgjikale, ka gjithashtu shpenzime të mëdha mjekësore, për qëndrimin në spital dhe medikamentet.
Për të përballuar këto shpenzime dhe për të kryer sa më parë transplantin e veshkës, Astriti dhe familja e tij po mbledhin ndihma financiare pasi çdo kontribut ka vlerën e tij.
Apeli i Astritit:
Sot me shume se kurre kam nevoje per ndihmen tuaj.Prej kohesh luftoj me nje virus qe quhet “IgA” qe i ka konsumuar totalisht veshkat dhe ka vene ne rrezik jeten time. Pas vitesh trajtimesh te cilat nuk kane funksionuar , gjendja ime eshte perkeqesuar dhe kam nevoje per nje transpant veshke per te jetuar, per tu rikthyer ne ate djalin me plot endrra, energji dhe pozitivitet per jeten. Situata eshte bere kritike dhe pervec kompleksitetit te procedures kirurgjikale , ka gjithashtu shpenzime te jashtezakonshme per shpenzimet mjekesore , qendrimin ne spital , medikamentet dhe mbeshtetje postoperatore . Shpenzimet jane te medha dhe familja nuk i perballon dot . Per kete kemi vendosur te hapim nje grumbullim fondesh per te gjitha keto shpenzime jetike. Cdo donacion i madh ose i vogel eshte nje akt bujarie e solidariteti dhe nje hap drejt permbushjes se endrres per te jetuar e per tu rikthyer ne jete normale dhe te lumtur. Ju faleminderit nga zemra per cdo lutje dhe mendim pozitiv. Me ndihmen e Zotit dhe me ndihmen tuaj lutemi dhe shpresojme qe ta kaloj kete sfide dhe te shikoje te ardhmen me nje shprese te rinovuar. Te gjithe bashke mund ta bejme te mundur ket gje. Ju Faleminderit Nga Zemra dhe Zoti Ju Bekofte Te Gjitheve🙏
Per Dhurime ka 2 menyra,IBAN Shqipetar(raiffeisen bank) ose Gofoundme.
IBAN (EURO): AL02202110130000000020986530
IBAN(LEK) : AL17202110130000000010986530