Jofiel Koço është 53-vjeçari që i dha fund jetës mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga tarraca e një pallati 7-katësh pranë Pazarit të Korçës.
Sipas raportimeve paraprake, astrologu 53-vjeçar është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej është hedhur, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.
Astrologu ishte i njohur në media dhe shpesh ftohej në emisione televizive për të interpretuar yjet. Ai fliste për jetë UFO-sh në planete të tjera dhe thonte se mbante korrespondencë me të ngjashëm të tij në këtë fushë në SHBA dhe Izrael.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.