Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka thënë se përveç dosjes “Partizani” për të cilën Berisha sot është në arrest shtëpie, ai po hetohet edhe për vrasjet e “21 Janarit” dhe më e rëndësishmja për vrasjet e Haklajve, në Tropojë. Sipas Beqirit, ka prova të forta që nxjerrin hapur rolin e ish-kryeministrit në këtë ngjarje. Për avoaktinm, këto 3 dosje mjaftojnë për ta dënuar Sali Berishën me burgim të përjetshëm.
“Për Berishën nuk është vetëm dosja ‘Partizani’. Kemi dhe vrasjet tronditëse në Tropojë. Për këtë dosje janë mbledhur të gjitha provat, kemi deklarimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Nuk është provë vetëm ajo video, ku Berisha shfaqet me zë dhe figurë dhe thotë ‘Shkëlqim Haklajn do ma sillni gjallë a vdekur në Tiranë’, sepse i kishte prishur mitingun. Në atë miting, e para ka dalë të flasë Liri Berisha, sepse Saliu kishte frikë mos e vrisnin. Në Tropojë nuk vrasin gra sepse është e ndaluar edhe me kanun, prandaj nxorën Lirinë.
Saliu ka dalë vetëm pasi mori garanci që nuk do e vrisnin. Por ata që ishin ulur krah tij, e dëgjuan mirë urdhrin e tij për Shkëlqim Haklajn. Dhe për fatin e zi të Saliut, ata tashmë i kanë dhënë deklarimet e tyre në SPAK. Kështu që edhe për këtë dosje, provat janë mbledhur. Berisha do e ketë çështje të tretë këtë, pas ’21 Janarit’ dhe ‘Partizanit’. Kjo dosje e varros përfundimisht atë në burgim të përjetshëm”,- tha avokati./TEMA