Banorët e fshatit ku babai plagposi të birin kanë treguar mënyrën se si e njohnin familjen ku ndodhi ngjarja. Ata shprehen se prindërit e 15-vjeçarit merreshin me bujqësi dhe se i mituri ishte në Shkollën Profesionale Bujqësore në Korçë. Ai po mësonte për tu bërë kuzhinier dhe për banorët e zonës ishte një fëmijë mjaft i rregullt.
“Djalë më të mirë s’ka. Shkonte rregullisht në shkollë. Do bëhet kuzhinier. Kishte rezultate mjaft të mira. Familje e rregullt. Merren me bujqësi,”- shprehen banorët.
Ngjarja ndodhi këtë mëngjes. Siç është raportuar, babë e bir kanë pasur një konflikt për orarin e nisjes së djalit në shkollë. Babai e ka qëlluar me thikë. 15-vjeçari ndodhet në spital.