Gazetari dhe analisti Endri Xhafo i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi protestën tre orëshe të opozitës të shtrirë në gjashët akse rrugore të vendit.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse bind kjo opozitë, Xhafo tha se deputetët e PD janë të pasinqertë me njëri-tjetrin.
Ai rikujtoi akuzat e Gazment Bardhit dhe të Agron Gjekmarkajt ndaj Berishës, madje edhe “betimet” e tyre se do të dorëzonin mandatin nëse ai rimerrte PD-në, dhe në fund u krithyen sërish tek ai.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si qytetar të bëjnë thirrjet e opozitës për të dalë në protestë?
Xhafo: Opozita ka një problem me besueshmërinë, pasi ata janë të pasinqertë me njëri-tjetrin. Kur Gaz Bardhi thotë babi i Zenit e pastaj shkon dhe bashkohet me babin e Zenit, apo dhe të tjerë si ai. Por kemi edhe Jorida Tabakun e cila vërtetë u kthye te Berisha por përdori kurrë gjuhë akuzash ndaj tij. Bardhi dhe Gjekmarkaj thanë se nëse Berisha vjen në krye të PD ne largohemi. E dyta qytetarët kur shohin pelivanllëqe të tilla politike, kur njëri kalon nga njëra forcë politike te tjetra, ata mendojnë që jeta është e gjatë dhe vijojnë shohin jetën e tyre.