Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Ursula von der Leyen, Presidente e KE-së, tha se Shqipëria ka konfirmuar e rikonfirmuar, sikundër ka demonstruar se jemi krah për krah me Bashkimin Europian, sikundër jemi 100% të unifikuar në politikën e jashtme.
“Pa vendosmërinë tuaj, pa bashkëpunimin e përditshëm me Misionin e BE-së në Tiranë, pa ndërveprimin e vazhdueshëm me të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur me këtë punë, kjo ditë për hapjen e negociatave nuk do të kishte ardhur.
Ne e dimë se sa e vështirë ka qenë që Bashkimi Europian të rikthejë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor”, tha Rama.
Ai tha se shqiptarët mund të bëjnë debate edhe për orën, edhe për ngjyrat, por një gjë nuk bëjnë asnjë debat: që vendi unë është në Bashkimin Europian dhe e ardhmja e shqiptarëve është në BE. Në këtë kuadër, Rama tha se Shqipëria është vendi më pro BE në të gjithë hapësirën e Europës.
“E kam humbur numërimin se sa herë keni ardhur në Tiranë, me siguri keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj që nga fillimi i këtij shekulli. Sot nuk do të përsërisni në fjalimin tuaj: ne duam të hapim negociatat me Shqipërinë.
Skudra jonë e negociatave ka treguar se është në lartësinë e duhur. Ne e dimë që kjo është një sfidë që do të bëhet edhe më e vështirë, pasi bëhet fjalë për një sërë detyrash. Nuk po them sa janë që mos tronditet askush dhe janë detyra të cilat duhet të përkthehen në akte nënligjore dhe ligje, por edhe prova të zbatimit të tyre”, tha Rama.
Në vijim Kryeministri duke iu drejtuar Presidentes së KE-së, u shpreh që shpresonte që kur të vinte herën tjetër për vizitë në Tiranë të mbyllte fjalimin e saj me frazën: ne ju duam anëtarë të BE-së”, tha Rama.