Berat Gjimshiti ngre alarm para grumbullimit me kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi festoi golin e parë në karrierë në UEFA Champions League, gjithsesi, 45 minuta zgjati sfida ndaj Shakhtarit të Donetskut. Një dëmtim në ije, konfirmuar nga trajneri Gian Piero Gasperini pas kësaj fitoreje me vlerë 3 pikësh.
“Gjimshiti ka një problem të cilin do ta vlerësojmë. Kalendari i ngjeshur mund të bëj që të humbasin disa ndeshje edhe përme një dëmtim të lehtë”.
Fakt që prish edhe planet e trajnerit Sylvinho. Kapiteni kuqezi rrezikon të mungojë në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë. Kjo ishte hera e parë që Gjimshiti arriti të shënonte në Ligën e Kampionëve dhe kjo erdhi në paraqitjen e tij të 21-të.
45 minutëshi i tij në fushë u vlerësua me notën 7.5, duke kompletuar 34 nga 36 pasime. Gjimshiti shkëlqeu edhe në duelet fizike, duke fituar 6 nga 10 përballjet me kundërshtarët.