Gazetarja Anduela Ndreu ndërsa komentonte protestën, tha në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku se Sali Berisha nuk do ia falë kurrë Gazment Bardhit deklaratën që bëri për të birin, Shkëlzenin. Ndaj thotë gazetarja, e vendosi në Fier, që ai të humbasë në këtë qark.
“Gazment Bardhi pati fat që zoti Berisha e futi në listë në Fier. Edhe unë mendoj që zoti Berisha nuk do t’ia falë atë deklaratën që ka bërë ndaj djalit të tij. Zoti Bardhi ka qenë në ankth deri në momentet e fundit nëse do të jetë drejtues qarku.
Edhe Fieri është një nga qarqet më të vështira të PD-së. Pra Berisha e vendosi aty Bardhin që të humbasë me sukses dhe t’i tregojë forcën politike që ka në elektorat. Pra ishte një mesazh për zotin Bardhi. Berisha e ka bërë për të bërë këtë show-n sikur janë të bashkuar. Ky është bashkim mekanik, nuk është bashkim i vërtetë i opozitarëve.”, tha gazetarja.