Kryetari i PD-së Sali Berisha injoron thirrjen e SHBA dhe BE-së për të ndalur përshkallëzimin e situatës në vend në një kohë që Shqipëria është shumë pranë integrimit në BE.

Në konferencë për mediat nga arresti shtëpiak, Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë, si edhe drejtuesve lokalë e qëndrorë “t’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit”.

“U bëj thirrje deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile, për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës e krimeve monstruoze.

Ftoj drejtuesit lokal e qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit. Tu faktojmë shqiptarëve se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra.

Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies, Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë, dhe i përpjekje satanike të mafies shqiptarë e ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën.Shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë, do të përdorin të gjitha mjetet”, tha Berisha.