Sali Berisha në një konferencë me mediat këtë mesditë, duke folur për aksionin opozitar tha se protestat s’kanë të ndalur dhe se do të vijojë mosbindja civile deri në rrëzimin e qeverisë.
Por i pyetur nëse mosbindja civile është “me kohë të pjesshme”, duke iu referuar protestës së një dite më parë para bashkisë së Tiranës, e cila kishte dukshëm vetëm një “grusht” njerëzish, ai tha se Rama do ta ketë mosbindjen e opozitës “full time”.
“Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë…”, tha Berisha.