Gruaja që soli në jetë foshnjën e saj në rrugë për shkak të trafikut që u krijua nga protesta është një 25 vjeçare nga Kukësi.
Ajo kishte dalë shëtitje në sheshin pranë fushës së aviacionit ku kishte shtëpinë, kur menjëherë i kishin filluar dhimbjet e lindjes të cilat ishin në kohë. Ka qenë një qytetar i rastësishëm i cili e ka marrë në makinën e tij dhe duke qenë në dijeni të rrugëve të bllokuara është drejtuar direkt për të spitali i Traumës pasi ishte me afër, ku dhe është asistuar nga ekipi i mjekëve të urgjencës.
Nëna e re e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë në mënyrë jo të zakontë ka zgjedhur të mos rrëfehet për mediat. Ajo dhe bebja e saj gëzon shëndet të plotë.
Por sa ka rriskuar nëna dhe vajza e vogël qe erdhi në jetë?
Ekipi i mjekëve ne urgjencën traume ka bërë të mundur heqjen e placentës dhe renanimimine bebes, duke shmangur hemorragjinë çka mund të rrezikonte jetën e nenës.
Nena dhe bebja e saj vajzë fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë falë koordinimit të dy ekipeve mjekësore.