Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Europës, ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Europës në Tiranë, që çel tashmë dyert për studentët e parë.
Ajo tha se nga 241 aplikime, janë pranuar 32 studentë që do të jenë pionerët e parë të këtij Kampusi.
“Nisi dy vite më parë me një ide nga kryeministri Edi Rama. Vitin e kaluar ishim këtu ku çelëm pranimet për studentët, patëm 241 aplikime, bëmë 122 intervista dhe përzgjodhëm 32 studente nga 21 kombësi që sot janë pionierët e parë në këtë Kampus.
Kjo është falë jush Urusla sepse besuat në këtë projekt dhe i kushtuat peshën politike më pas”, u shpreh ajo teksa falënderoi po ashtu kryeministrin Edi Rama, kreun e bashkisë së Tiranë Erion Veliajn dhe studentët që aplikuan dhe besuan në këtë projekt.