Njohja e fëmijës është një proces i komplikuar, veçanërisht gjatë adoleshencës, kur prindërit shpesh ndjejnë se nuk e njohin më të birin ose të bijën e tyre. Fëmijët e vegjël janë më të lehtë për t’u kuptuar, pasi nevojat e tyre janë më të qarta. Megjithatë, gjatë adoleshencës, ata fillojnë të ndërtojnë identitetin e tyre, duke e bërë komunikimin me prindërit edhe më të vështirë.
Ekspertët theksojnë se ndërtimi i një komunikimi pa paragjykim dhe me besueshmëri është thelbësor për një marrëdhënie të shëndetshme. Prindërit shpesh e gjejnë të vështirë të kuptojnë mendimet dhe ndjesitë e adoleshentëve, të cilët e formulojnë identitetin e tyre përmes vëzhgimeve dhe përvojave me të rriturit.
Një sfidë e madhe është se mënyra se si një i rritur komunikon me fëmijën e tij, mund të ketë pasoja të rëndësishme. Një fëmijë që përjeton mosmiratim, si fjalët ofenduese ose sjelljet tërheqëse, ka më pak mundësi të ndërtojë marrëdhënie të sigurta me prindërit. Situata ku i rrituri pranë tij, në vend që t’i japi dorën, e kap nga kyçi apo, në vend që ta dëgjojë, i thotë “pusho” apo, që shprehet: se “ku merr vesh ky” që e gënjen pa as më të voglin problem, mund të çojë në shmangie dhe mungesë dialogu, duke i lënë adoleshentët të ndihen të izoluar nga prindërit e tyre.
Ekspertët këshillojnë prindërit të jenë të vetëdijshëm për ndikimin që kanë në jetën e fëmijëve të tyre dhe të punojnë për të krijuar një atmosferë besimi dhe mbështetjeje, për të siguruar që fëmijët të ndihen të sigurt dhe të gatshëm për të komunikuar.