Gazetari Çim Peka ka zbuluar një bisedë që ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Baton Haxhiu. Në studion e Syri Tv, Peka mbrëmjen e kaluar ka theksuar se ditën e hënë pas përfundimit të emisionit të tij, ku ndër të ftuarit ishte dhe Baton Haxhiu, ka ndodhur një bisedë mes tij dhe Ramës.
Teksa po bisedonin për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit, Rama ka pranuar urdhërin për prangosjen e tij. Sipas Pekës, Rama i ka thënë Haxhiut se në atë mënyrë e ka urdhëruar ai për ta arrestuar Metën. Në pamjet e arrestimit të Metës, shihet qartë që Kreu i PL-së është terhequr zvarrë gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ka dhe një efektiv që e ka qëlluar në kokë.
Pjesë nga biseda:
Peka: Të hënën kisha pasur një analist që është qartësisht i adhuruar pas zotit Rama, por i cili mbajti këtë qëndrim për arrestimin e Metës. Qëndrimin që mbajtët ju.
Gjokutaj: E dëgjova Batonin.
Peka: Menjëherë pas emisionit, Rama e ka marrë në telefon dhe i ka thënë ashtu doja ta bëja.