Dashi
Përdorni zgjuarsinë tuaj. Hëna në akrep ju ndihmojnë në lidhje me punën dhe çështje ligjore. Nga tani është koha për të zgjidhur probleme të së shkuarës. Flirtimet ndikimet që mund të keni nuk është çudi që të keni njohje serioze apo edhe martesë brenda muajit.
Demi
Demi ka mundësi të mëdha, në karrierë apo edhe udhëtime. Disa detyrime familjare mund ti zgjidhin. Në 15-ditëshin e dytë gjërat duket se janë pozitive. Duhet të kenë kujdes nga një takim që mund ë bëjnë. Fundi i muajit mbyllet pozitivisht, por sërish duhet të tregohen të kujdesshëm. Shikoni të ardhmen dhe përqafoni të sotmen.
Binjakët
Binjakët duket se janë vigjilentë. I gjithë nëntori do të jetë me shigjetar përballë. Por për disa kontrata, vjen një moment ku ju fitoni gjyqin., Nga data 7 gjërat do të jenë më mirë për ju. Disa biseda financiare është mirë t’i bëjnë pas datës 13. Dashuria duket se është perfekte.
Gaforrja
Duket se janë më të qetë këtë muaj. Ndryshimet janë të mëdha në fushën e punës. Disa pabesi që u janë barë pas krahëve do të dalin në sipërfaqe. Edhe pse janë në favorin e tyre nuk kanë pse të shqetësohen. Gjërat që ju thoni mos i merrni të gjitha përbazë. Në çështjet shpirtërore mos merrni vendime. Ka gjasa për shenja me Dash por mos merrni mendime nga të tretë.
Luanët
Kanë guxim dhe pretendim. Kanë një të drejtë dhe mundësitë i kanë për t’i zgjidhur. Duhet të kenë kujdes sepse do të bëhen disa ndryshime dhe do të ketë disa vende kyçe. Duhet të kenë kujdes edhe me firmat, sidomos java e parë e muajit dhe java e fundit, sidomos në role drejtuese. Më hënën e re ndikohen shumë.
Virgjëresha
Kanë trurin e tyre tek familja. Ndikime të mëdha dhe Jupiteri u jep shumë mundësi. Një njohje kthehet në lidhje serioze. Është muaj ideal për shumë ndryshime,. Lidhjet afatgjatë janë virgjëreshë-peshq.
Peshorja
Me pak stres duket se do t’ja dalin. Disa gjëra dhe plane që u prishën, duke se tani miqtë e vërtetë do t’u japi mbështetje. Nëse bëhet fjalë për pasardhës, është një kohë e mirë. Pas datës 17 mirë ka lajme të mira. Në javën e fundit të këtij muaji do të dilni të fituar me një çështje ligjore.
Akrepët
Duhet të kenë kujdes në lidhje me vendin e punës. Akrepët flasin me sy. Interesi i tyre është fokusuar tek financat. Ndaj u them të tregojnë kujdes në vendin e punës sepse mund të dëmtojnë edhe imazhin e tyre, por edhe punë e tyre. Çështjet shpirtërore kanë ndikim të mirë.
Shigjetarët
Kanë guxim dhe entuziazëm. Puna karriera drejtësia vihet në vend. Më 25 kemi Mërkurin në retrogradë dhe aty do të kenë kohën më të mirë. Mbyllen padrejtësi që u janë bërë dhe marrin paratë mbrapsht. Në anën shpirtërore jeni pak fajtor sepse i keni lënë pas dore. Një bashkim është afër dhe momenti për të shkuar në altar.
Bricjapë
Do përfitojnë në role pune. Bricjapë të 10-ditëshit të parë kanë mundësi në punë dhe karrierë. Duhet të kenë kujdes me një çështje trashëgimie. Duhet të keni kujdes me disa telefonata që mund të merrni. Duhet të keni kujdes në 15-ditëshit e dytë. Lidhjet shpirtërore do të jenë të mira.
Ujorët
Do të dalin të fituar. Keni mundësi që atë që nuk ju pëlqen të mos e merrni përsipër. Janë fitimtar përmes mosmarrëveshjeve. Mos bëni marrëveshje nga halli. Lidhjet afatgjatë më luanët janë perfekte. Por duhet pasur kujdes. Do të kenë stabilizim në punë dhe në vazhdimësi.
Peshqit
Të mos stresohen. Kanë dy mundësi. Një udhëtim i largët. Ju që jeni në pritje për një pasardhës, hëna e re në akrep ka një ndikim favorit në lidhje me vizita dhe do të keni një gëzim shumë të madh në familjen tuaj. Sidomos çështje që lidhen në anën ekonomike. Një çështje me punën pas datës 10 është një mundësi e mirë. Mbi anën shpirtërore është koha më e mirë për të stabilizuar lidhjen tuaj.