“Nuk kemi parë kurrë një trajner, kampion i Europës të mbetet pa kontratë!”. Kjo është akuza e ashpër e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, pak ditë para rikthimit në fushë për Nations League.
Në një intervistë për Cadena Ser, trajneri u ankua se “e kam ende kontratën me kushtet kur u ngjita nga U-21 në kombëtaren e të rriturve, pa asnjë rinovim.
Do të ishte e drejtë të firmosja një kontratë të re”,- janë fjalët e De La Fuente, i cili më pas shtoi një shaka thumbuese për paraardhësin e tij: “Me Luis Enrique, nuk do të kishte ndodhur…”