TIRANË- Ish-gardisti Paro Laçi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës, i ftuar në Report Tv tregon ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin e mbrapshtë të 1997. Paro Laçi thotë për Report Tv se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.
Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Paro Laçi thotë se nëse Bashkim Fino do të futej në Shkodër, ,e urdhër të Sali Berishës ishte planifikuar vrasja e tij.
“Berisha ka dhënë urdhër, kam qenë në Kurbin, nëse Bashkim Fino do hynte në Shkodër do ekzekutohej. Ka qenë një plan i mirëfilltë. U dha urdhri i Berishës, nëse do tentonte dhe do kalohej Bushati. Në Mamurras ka tentuar të vrasë Fatos Nanon, ka qenë i shoqëruar me grup të madh njerëzish. Flasim për ‘97. Bashkim Fino ka qenë plan i mirëfilltë. Të dalin çunat Bushatit dhe të pranojnë urdhrat e Berishës me djeg Laçin, kanë vdekur njerëz në ‘91. Janë gjithë këto krime që rëndojnë mbi Berishën”, tha Paro Laçi në Report Tv.