Roland Qafoku, analist i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka diskutuar rreth situatës politike në vend, kryesisht në PD dhe çështjen e burgosjes së Salianjit i cili u dënua me 1 vit burg.
Qafoku u shpreh se çështja e Salianjit nuk mund të kthehej në kauzë, kur nuk u kthye çështja më e rëndësishme ajo e Berishës, më tej ai shtoi se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka një frymë bashkëpunimi.
Analisti dhe gazetari, Qafoku u shpreh gjithashtu se deputetët e PD kanë përfituar benefite nga situata me Bashën dhe tani po i shfrytëzojnë me Berishën, ai madje shtoi se secili në PD ka merak postin dhe karrigen personale ata ende nuk e kanë mendjen tek populli dhe bashkëpunimi në grup tha Qafoku.