Protesta e radhës e organizuar nga opozita përpara Bashkisë së Tiranës ka shënuar një dështim të qartë, me një pjesëmarrje shumë të ulët. Pamjet nga droni tregojnë se këtë të enjte, numri i protestuesve ishte mjaft i vogël, madje gazetarët dhe operatorët në terren ishin më të shumtë se vetë pjesëmarrësit.
Sikurse protestat e mëparshme, edhe këtë radhë opozita dogji goma duke sjellë ndotjen e ajrit në sheshin “Skënderbej”.