Janë dorëzuar në policinë e Tiranës motrat Antonela dhe Marinela Berisha, të shpallura në kërkim nga policia për dhunën ndaj Klea Prengës.
Motrat Berisha raportohet se kishin qëndruar për një kohë në Dubai, duke reaguar herë pas here mbi ngjarjen e rëndë.
Ato janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Teksa ishte duke darkuar, motrat Berisha e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme dhe çarje në fytyrë.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.
Shkak i dhunimit të Klea Prengës, dyshohet se është bërë lidhja e saj me ish-të dashurin e Marinela Berishës.