Përmes një letre zyrtare, Diaspora e Lirë i ka rikujtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kanë mbetur vetëm 22 ditë deri më datën 13 Nëntor 2024 për të përfunduar procesin e miratimit të akteve nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës së shqiptarëve jashtë vendit. Në letrën e tyre, theksohet se ky afat është jashtëzakonisht i shkurtër, duke marrë parasysh kompleksitetin e procesit. Diaspora bën thirrje për veprim urgjent, duke nënvizuar se është thelbësore që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në procesin e diskutimit deri në miratimin e akteve.
Letra e plotë:
Lënda: Mosmiratimi i akteve nënligjore për votim nga diaspora në zgjedhjet Parlamentare 2025
Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
Për dijeni:
Keshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Partive Politike në Shqipëri
Organizatave të Shoqërisë Civile
Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë
Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri
I nderuar Komision Qendror i Zgjedhjeve,
Me këtë kërkesë, deshifrojmë t’ju rikujtojmë se kanë mbetur vetëm 𝟐𝟐 𝐝𝐢𝐭ë deri më datën 𝟏𝟑 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 për të përfunduar procesin e miratimit te të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për mundesimin e votës së diasporës. Ky afat eshtë jashtëzakonisht i shkurtër, duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit që përfshin hartimin, hapjen për diskutim publik, zhvillimin e diskutimeve në grupet e punës dhe miratimin perfundimtar të këtyre akteve.
Çdo vonesë e mëtejshme do te rrezikojë seriozisht të drejtën kushtetuese të votës për qytetarët shqiptare qeë jetojnë jashtë vendit dhe do të minojë përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.
𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐣𝐨𝐧ë:
Me besim të plotë, ju nxisim te veproni me urgjencë për të permbushur detyrimet ligjore që lidhen me përgatitjen e akteve nënligjore, duke perfshire si gjithmonë të gjitha palët e interesuara në procesin e diskutimit deri në miratimin e tyre.
Koha është e kufizuar, dhe çdo hap i mëtejshëm eshtë thelbësor per te garantuar te drejtën e votës për diasporën.
Në pritje te veprimeve tuaja, mbetemi me respekt.
Diaspora Për Shqipërine e Lirë