Sot është Dita Evropiane e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e cilësoi këtë ditë si një moment për të reflektuar mbi drejtësinë si themel i besimit publik dhe garant për një shoqëri të drejtë.
“Të angazhuar për një sistem të drejtësie të barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.
Dita Evropiane e drejtësisë festohet çdo vit më 25 tetor, në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në këtë ditë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme qytetarët informohen për të drejtat e tyre themelore. si dhe me punën e institucioneve përkatëse gjyqësore.