Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi kanë kundërshtuar aktet e SPAK lidhur me pasurinë e tyre. Të shtunën, avokatët e Malltezit kanë përgatitur 250 faqe ku argumentojnë se nuk ka pasur nga ana tyre nuk ka pasur asnjë vepër penale. Sipas mbrojtjes, të gjitha burimet e pasurisë së tyre janë të ligjshme.
Kundërshtime ka pasur edhe nga ana e biznesmenit Fatmir Bektashit, ku në një material prej 15 faqesh kundërshton hetimin e SPAK. Edhe financierja Andia Pustina dhe biznesmeni tjetër, i pesti nga të akuzuarit zyrtarë, Xhimi Begeja kanë bërë gjithashtu kundërshtimet e tyre. Tani që për secilin prej tyre, SPAK ka ngritur akuzën zyrtre, pritet që dosja “Partizani” të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, pritet që përmes shortit të caktohet edhe gjyqtari i çështjes.
Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. E gjitha është bërë në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Bektashi, që është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për pastrim parash.
Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, që prej tetorit të vitit të kaluar. Fillimisht për Berishën u dha masa e sigurimit detyrim paraqitje, por pas refuzimit të tij për t’u paraqitur para policisë gjyqësore, GJKKO vendosi ashpërsimin e masës në arrest shtëpie, në muajin dhjetor. Ndërsa, ndryshe nga Berisha, për dhëndrin e tij u zbut masa e sigurisë, nga “arrest me burg”, edhe Malltezi u la që të priste mbylljen e hetimeve në banesën e tij.
Treshes që akuzuar që në nisje të hetimeve, më 25 shtator iu bashkuan edhe Andja Pustina dhe Xhimi Begeja. Ky i fundit, një nga trashëgimtarët e tokës ku është ndërtuar kompleksi i pallateve, akuzohet për “pastrim parash”. Për të njëjtën vepër penale do të përgjigjet edhe pustina. Ajo ishte e besuara në biznesin “Home Plan”, e krijuar me një marrëveshje verbale mes Bektashit, Malltezit dhe Begeajt. Pustina përgatiste dokumentacionin, qoftë në aspektin juridik ashtu edhe financiare për kompaninë.