Në fokus të këtij takimi ishin
prezantimi mes palëve, diskutimi mbi ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm dhe mbi vijimësinë e tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes palëve dhe marrëdhëniet e mira diplomatike, si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen.
Drejtor Proda: “Strukturat e Policisë së Shtetit mbeten të hapura për bashkëpunim në të ardhmen, në mënyrë të veçantë në drejtim të zhvillimit dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira.”
Ndërkohë, Ambasadori i Katarit në Shqipëri, z. AL-Dosari, uroi Drejtorin e Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit për detyrën e rëndësishme në të cilën është emëruar, një detyrë plot sfida në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të rritjes së sigurisë.
Gjithashtu, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me palën shqiptare dhe marrëdhëniet mes
vendeve, duke shprehur gatishmërinë për ta thelluar dhe më tej bashkëpunimin.
Në këtë kontekst, Ambasadori sugjeroi nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve, me qellim që ky
bashkëpunim të jetë më intensiv në të ardhmen, në fusha me interes për palët dhe që do të gjykohen të rëndësishme.
Më tej, Ambasadori Katarit shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen për realizimin e trajnimeve apo vizitave studimore, në interes të shkëmbimit të eksperiencave mes palëve.
Njëherazi, Ambasadori ftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për realizimin e një vizitë në Katar.
Drejtues Madhor Ilir Proda vlerësoi propozimin e z. Ambasador, lidhur me mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje mes palëve, pasi kjo do t’i shërbente realizimit të iniciativave të përbashkëta në interes të forcimit të parametrave të sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.
Gjithashtu, Drejtori shprehu falënderimet për ftesën e bërë për zhvillimin e një vizite në Katar, duke e konsideruar si një mundësi të mirë për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve.