Istref Rrokaj banorë i fshatit Tërbaç në Vlorë tregon se prej 20 vitesh merret me grumbullimin e bimëve medicinale.
Ai tregon se në fshatin Tërbaç mund të gjenden rreth 300 lloje bimësh të tilla, por dy prej tyre janë shumë të kërkuara nga vendet e huaja. Istrefi thotë që rigonin i butë i bardhë dhe trumza shkojnë deri në Amerikë.

“Unë jam pensionist grumbulloj bimë medicinale kam 20 vite që e bëj këtë punë i grumbulloj nga fshatarët të cilët i mbledhin në mali. Kam pikën time të grumbullimit dhe më vinë makina nga Durrësi herë herë edhe nga Tirana. Bima medicinale është eksporti i parë i vendit tonë janë mbi 300 lloje bimësh që transportohen nga Shqipëria dhe janë bimët me cilësinë më të lartë në Evropë.

Shqipëria ka shumë bimë të tilla për shembull veriu ka boronicën ndërsa ne kemi rigonin e butë e të bardhë dhe trumzën. Bota i kërkon shumë kryesisht shkojnë në Amerikë. Janë 25 kompani në vendin tonë që eksportojnë bimë medicinale , problemi është që nuk kemi fuqi punëtore për ti mbledhur. Nëse dikur ne mblidhnim 600 ton tani mblidhen 100 ton. Preferohen shumë bimët e egra pasi kanë më shumë esencë.”- tha Istref Rrokaj